Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për Telegrafi.com, në Emisionin “EKONOMI” ka thënë se taksa 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e ka arritur efektin e saj.
Ai ka treguar se taksa ka rritur vetëdijen e konsumatorëve për prodhimet vendore.
“Ne duhet ta shohim se çka kemi importuar prej Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Janë disa produkte finale që i përdorim në përditshmëri dhe janë disa produkte që i përdorim përditë. Taksa e ka arrit efektin e vet, kurdo që shfuqizohet e ka ngritur vetëdijen e njerëzve dhe e ka rrit nivelin e njerëzve që e kanë rrit produktin e vendeve”, tha Rukiqi.
Sipas tij, nëse pezullohet taksa duhet të ndryshoj në një nivel tjetër. “Më në fund kjo taksë ka mundësuar rritjen e diskutimit për prodhimet vendore. Kjo pjesa e vetëdijes duhet të dërgohet në nivel tjetër edhe nëse shfuqizohet taksa”, tha Rukqi.
Ndryshe Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018, kishte vendosur taksën prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...