Oda Ekonomike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për medie.
Kryetari i odës, Berat Rukiqi ka shtuar se deklarimi i ministrit për anulim të ahengjeve ka ngritur shqetësim të madh, shkruan arbresh.info.
“Unë vazhdimisht kam takuar shoqata të ndryshme të cilat në një formë apo tjetër preken nga pasojat e Covid 19. Deklarimi i ministrisë që lidhet me ahengjet krijuar shqetësim te bizneset dhe qytetarët. Këtyre veprimtarive u është vënë çelësi të parave pas pandemisë dhe rrezikohen të mos hapen në
këtë kohë”, ka thënë ai.

Por Rukiqi ka deklaruar se nuk ka vendim për këtë ndalesë.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të dialogoj me bizneset për gjetje të zgjidhjes.
“Ajo çka është e rëndësishme është që nuk ka vendim për ndalje të asnjë veprimtarie, gjithçka mbetet në varësi të situatës por edhe në kushtet kur fillohet puna, vështirësitë mund të ekzistojnë sidomos ato financiare dhe i ne bëjmë thirrje Qeverisë për një dialog me bizneset në mënyrë që të gjenden zgjidhje funksionale për punë dhe zgjidhje për gjendjen financiare”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër