Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka takuar sot John Jovanovic, drejtues i Korporates Zhvillimore Amerikane për Evropën Juglindore.
Më anë të një postimi në facebook, Rukiq, ka shkruar se në këtë takim kanë theksuar se SHBA-të do te vazhdojnë te mbesin partner të fuqishëm për sektorin privat ne Kosovës, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vazhdojne te mbeten partner i fuqishem per sektorin privat ne Kosove.
Sot ne takim me John Jovanovic, drejtues i Korporates Zhvillimore Amerikane (DFC), per Evropen Juglindore, vazhduam diskutimet per perfshirjen e kesaj korporate amerikane ne financimin e projekteve te sektorit privat ne Kosove. Ne fokus te veçante projektet ne energji, projektet qe mundesojne integrimin ne tregjet globale te furnizimit (nearshoring) dhe instrumentet e reja financiare per perkrahje te bizneseve fillestare dhe te NVM-ve.
Vazhdimesia e perkushtimit amerikan, ne perkrahje te Kosoves, u konfirmua edhe nga Sekretari i nominuar Blinken, gjate degjimeve per konfirmim, ne Senatin Amerikan./arbresh.info/


Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit