Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha e urdhërdhënësve që po i mbron Serbia

08:22 | 25 Prill 2026
Q L

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dënoi tre të akuzuar për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kearns ka deklaruar se tashmë duhet të përballen me drejtësinë edhe udhëheqësit e grupit, duke aluduar në udhëheqësin e këtij grupi MIlan Radoiçiq, i shpallur në kërkim nga Kosova.

“Tani udhëheqësit e grupit, ju lutem. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, ndërsa të tjerët po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë”, ka shkruar ajo.

Tre të akuzuarit në rastin “Banjska”, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, janë shpallur fajtorë derisa Maksimoviq dhe Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm kurse Maksimoviq me 30 vite burgim për përfshirjen e tyre në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, në përbërje me anëtarët Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli.

Vendimi i gjykatës vjen pasi familja e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, si dhe prokurori special, Naim Abazi, kishin kërkuar dënimin maksimal në fjalët përfundimtare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale