Vendosja e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka rritur importin e këtyre produkteve nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci tha se ndonëse është kohë e shkurtë që të ketë lëvizje të mëdha, vërehet një rritje e lehtë e importit të këtyre brendeve të huaja, të cilat prodhohen në vendet tjera fqinje.
“Është shumë herët të vërehet ndonjë rritje e madhe, pasi që kompanitë e mëdha kanë produkte të tilla në stoqet e tyre, po normalisht që vërehet një rritje e lehtë e importit nga vendet fqinje. Me kohë, këto brende do të zëvendësohen, pasi për shembull, një produkt i një brendi të huaj ka prodhimtari në gjithë Ballkanin dhe nuk është ndonjë problem që të zëvendësohet”, thekson Stavileci.
Stavileci shton se që nga vendosja e taksës 100 për qind për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka pasur disa hyrje, por ato kanë qenë të lëndës së parë dhe jo të produkteve finale.
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë