Kryeshefi Operativ i MCC-s, Jonathan Nash ka thënë se presin që dekada e ardhshme të jetë dekadë e përparimit dhe paqes për Kosovën.
Këtë deklaratë, Nash e ka bërë gjatë lansimit të Fondacionit Kosovar të Mileniumit, shkruan arbresh.info.
“Qeveria ka bërë punë të madhe për përparimin e vendit sepse indikatorët që kanë dal kanë treguar këtë qe ka pasur përmirësim sa i përket luftës së korrupsionit, sundimit të ligjit, në shëndetësi e të tjera. Dëshiroj që këto 49 milion të jenë investime të ardhshme për Republikën e Kosovës për të zvogëluar varfërinë dhe për të krijuar stabilitet rajonal”, ka thënë ai.
Nash shtoi se për ekonomitë familjare më të varfra do të mundohen të zvogëlojnë shpenzimet e tyre.
“Do të ndihmojmë edhe gratë, marrëdhëniet me shoqërinë civile, qeverisë dhe popullatës, bashkëpunimi është i rëndësishëm. Do të ndihmojmë edhe në eficienë elektrike, edhe në fusha tjera”, tha ai.
/arbresh.info/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE