Rreth 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihmë sociale.
Saktësisht ky numër në muajin qershor ka qenë 24.615, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) në Buletinin tremujor për TM2 2020. Aty thuhet edhe se Prishtina ka numrin më të madh të familjeve që marrin ndihmë sociale.

Në kryeqytet 7.122 familje jetojnë me ndihmë sociale, në Mitrovicë 6.204 familje, në Ferizaj 2.519 familje ndërsa qytetet tjera kanë numër më të vogël të
familjeve që marrin këtë ndihmë nga shteti.
Në muajin mars, numri i familjeve që merrnin ndihmë sociale ishte më i madh për mbi 200.
E, numri i anëtarëve të familjeve që aktualisht marrin ndihmë sociale është afër 100 mijë ose saktësisht 99.712 anëtarë./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...