Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka njoftuar se është ulur konsumi i energjisë elektrike në Kosovë gjatë këtij viti.
Sipas Razvanollit, gjatë muajit nëntor tek amvisëritë ka ulje të konsumit për 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
“Po flasim për dhjetëra milionë kursime si pasoj e kësaj. Para rreth një muaji është vlerësuar se gjatë muajit të dimrit duhet të importohet 20 për qind energji elektrike. 300 milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin, por si pasoj e kursimeve, kanë ndryshuar parashikimet”, u shpreh Rizvanolli.
Ajo për pakon emergjente nga Bashkimi Evropian shtoi se janë paraparë gjashtë masa.
’75 milionë euro janë ndarë për Kosovë, rreth 43 euro për kokë banori. Ministria e Ekonomisë bashkë me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, si rezultat i kësaj në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi miratuar planin, ku janë gjashtë masa në total”, shtoi ajo./arbresh.info/
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë