Zyra Komunale e Punësimit në Drenas është rihapur sot, pasi që është bërë dezinfektimi i objektit dhe janë marr të gjitha masat e nevojshme të rekomanduara nga ana e inspektorëve të Komunës së Drenasit.
Tani, të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit mund t’i kryejnë shërbimet ne këtë objekt.
Zyra e Punësimit është mbyllur ditë me parë, pasi që nuk ishin marr masat e rekomanduara nga ana e inspektorëve të Komunës dhe rekomandimeve të IKPSH-së dhe MSH-së për dezinfektimin e objektit dhe pajisja me masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe kishte ardhur deri të mbyllja e tij.
Dezinfektimi i objektit është bërë nga APRK-ja dhe në prani të inspektorëve komunal ku edhe kanë konstatuar se objekti i plotëson kriteret për rihapjen e tij.
Komuna e Drenasit është angazhuar dhe përkushtuar që situatën e pandemisë të kalojë sa më lehtë dhe pa pasoja të mëdha për qytetarët tanë. Po ashtu ka marr masa që të ofrojë shërbime të sigurta për qytetarët dhe ambient të përshtatshëm pune për zyrtarët komunal./arbresh.info/
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...