Në Evropë, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale prej 2500 eurosh.
Mëngjesin e së shtunës, Hasbije Kelmendi, një qytetare nga Prishtina, kishte dalë për të blerë ushqime për një javë. Por, ajo u përball me çmime që i cilësoi si gjithnjë e më të papërballueshme.
“Çmimet janë të shtrenjta pak, por patjetër po duhet për ushqim me dhënë se me këto rroga e sotit dhe me pensionet e sotit, me të vërtetë është katastrofë. Por të shohim deri kur po shkon kështu”, tha për RTK, Hasbije Kelmendi, qytetare.
Për qytetarët e tjerë, rritja e çmimeve është bërë një realitet i zakonshëm. “Mendoj që po ndjekin trendin e rritjes së çmimeve të gjitha artikujve që janë të domosdoshme për jetë, natyrisht edhe këto janë të shtrenjta për xhepin e konsumatorit por realisht jemi bërë imun për këtë rritje të çmimeve që po ndodh për çdo ditë. Nuk është veç fjala të kishin qenë vetëm pemët e perimet”, tha Nysret Veliu, qytetar.
Ndërkohë, tregtarët në Tregun e Gjelbër të Prishtinës thonë se, megjithëse në disa raste çmimet kanë rënë, numri i blerësve është zvogëluar dukshëm krahasuar me vitet e kaluara.
“Në disa artikuj pak ka ngritje, por shumica kanë filluar me u ul çmimet. Për shembull, domatja, specat, trangujt këto çka janë prej perimeve, kanë filluar të ulen. Tash do pemë që vijë prej vendeve tjera, prej vendeve më të ngrohta pak më i lartë është çmimi. E këto që janë prej vendeve për rreth këtu, për shembull domatja që vjen prej Shqipërisë, trangujt, lakrat këto veç kanë filluar me u ul çmimi, pasi tash edhe koha ka filluar me u ngroh”, tha Patritot Maqestena, shitës.
“Me shitje pak, nuk ka shumë shitje. Nuk e di tash ndoshta konkurrencë e madhe, pak njerëz shitja është shumë e vogël në krahasim me tjera vite. “
Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, e konsideron situatën më shumë se shqetësuese. Ai thekson mungesën e një strategjie afatgjatë dhe pasojat e privatizimit të hershëm të aseteve prodhuese.
“Sikur jemi zënë të papërgatitur dhe ne sot kemi arritur aty ku jemi duke i paguar gabimet që i kemi bërë nga 99-ta e këndej, duke filluar me privatizimin e aseteve prodhuese të artikujve nga shporta dhe pastaj duke i bërë disa gabime të tjera ( që ne tash nuk kemi kohë të debatojmë) dhe që të gjitha po na kthehen buremang. Po na e rritin pakënaqësinë, po na pamundësojnë jetën e dinjitetshme dhe natyrisht, po na e ulin standardin e mirëqenies sociale gjithnjë duke pasur parasysh se ajo shtresa e varfër që ishte 30 për qind tash është ulë, por me të vërtetë edhe ajo shtresë ka falimentuar dhe falimentimi po i kërcënohet të ashtuquajturës shtresës së mesme”, tha ai.
Ai u bën thirrje autoriteteve që të njohin qytetarin si konsumator dhe të ndërmarrin masa konkrete për ta përballuar këtë krizë.
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...