Numri i të shtrirëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është rritur si pasojë e infektimeve me virusin Covid 19.
E duket se për të përballuar këtë kjo qendër ka futur në listën e furnizimeve edhe batanijet dhe çarçafët. Ndërsa pas ritenderimit ajo tashmë edhe i ka blerë ato.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është publikuar njoftimi për nënshkrim të kontratës.
E për kontratën me titull ‘ Furnizim me batanije, çarçafë, këllëf të qebeve dhe jastëkëve’, QKUK ka shpenzuar vlerën sa përafërsisht e kishte parashikuar, rreth 5 mijë euro ose saktësisht 4.845,00.
Në mesin e 9 tenderëve të pranuar vetëm një ishte vlerësuar si i përgjegjshëm e i cili edhe ishte shpallur fitues, operatori ekonomik “RIMI-ALTEX”SH.P.K.” nga Ferizaj.

Kompania që do të furnizoj me batanije e çarçafë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është regjistruar në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve në dhjetor të 2010-es. Ajo ka kapital prej 2 mijë e 500 euro ndërsa për pronar ka Trim Gogën.
Aktiviteti primar i kompanisë është tregtia me shumicë e tekstileve ndërsa sekondarë tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve. /arbresh.info/

Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?