OBRM-PDUKM kërkon të pranohet propozimi i tyre që për 50% të zvogëlohet akciza për derivatet e naftës.
“Qeveria LSDM dhe BDI së pari na bindte se nuk do të ketë shtrenjtim. Më tragjike është se qeveria lavdërohet se ka pasur informacione për krizën para 4 muajve, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar’, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, shtrenjtimi i fundit i derivateve të naftës u shtrenjtuan për 80% dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e transportit, ushqimit, shërbimit dhe prodhime.
“OBRM-PDUKM kërkon urgjentisht të pranohet masa për uljen e akcizës te derivatet e naftës për 50% ME çka dizelli do të lirohet për 9.5% denarë dhe benzina për 13 denarë”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...