Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, kanë vizituar Bankën Qendrore të Kosovës, ku janë pritur nga Guvernatori Fehmi Mehmeti me bashkëpunëtorë.
Kryeministri Hoti, ka deklaruar se ndihet mirë për informatat premtuese për stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar në vend, me rritje vjetore të aseteve prej rreth 10 për qind në 7.5 miliardë euro, me rritje të kredive në 3 miliardë euro që është rritje prej 7.2 për qind në baza vjetore kur krahasohen me vitin e kaluar, rritje të depozitave gjithashtu prej 11 për qind, që tregon se qytetarët dhe bizneset besojnë në qëndrueshmërinë e sistemit bankar në Kosovë, raporton arbresh.info.
Kryeministri Hoti dhe Guvernatori Mehmeti kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet të ketë Qeveria me Bankën Qendrore të Kosovës në masat e reja për rimëkëmbjen ekonomike nga janari i vitit të ardhshëm.
“Është më së e qartë që ne do të përballemi me këtë pandemi përtej dhjetorit të këtij viti. Deri në fund të dhjetorit ne praktikisht e mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5 për qind të bruto produktit vendor në kuadër të Fondit për Rimëkëmbjen Ekonomike prej 365 milionë eurove”, tha kryeministri Hoti.
Ai theksoi se me buxhet është paraparë vazhdimësia e këtij fondi për vitin e ardhshëm në shumën prej 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe për qytetarët, huhet në njoftimin e qeverisë.
Kryeministri Hoti në takim me guvernatorin e BQK-së Mehmeti, ka biseduar edhe për ndihmën për Fondin për Garanci Kreditore dhe bashkëpunimin për të ulur numrin e veturave të paregjistruara, në mënyrë që në janar, të fillohen bisedat e nevojshme për ta bërë Kosovën pjesë të Kartonit të Gjelbër./arbresh.info/
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...