Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot kërkesën për huamarrje prej 10 milionë euro për Ndërmarrjen Publike “Telekomi i Kosovës Sh.A.”, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se Telekomi ka hyrë në një fazë konsolidimi dhe për dy vjetët e fundit është në trend rritës, megjithatë ende përballet me probleme të trashëguara nga, siç u shpreh ai, “e kaluara e errët e abuzimit”.
Ai shtoi se të hyrat janë përmirësuar ndjeshëm, duke arritur në rreth 7 milionë euro në dy vitet e fundit, çka tregon për një kthesë pozitive në performancën e ndërmarrjes.
“Telekomi kishte vështirësi të shumta financiare kur e morëm, por edhe organizative, për shkak të shumë viteve abuzim gjatë qeverisjeve të kaluara. Me bordin, menaxhmentin e duhur dhe përkushtimin e qeverisë, ndërmarrja ka nisur të këndellet duke zvogëluar shpenzimet operative dhe reduktim të stafit. Kjo ka rezultuar në rritje për investimet e reja. Trendi i të hyrave është kthyer në trend rritës. Në dy vjetët e fundit, kemi të hyra nga 7 milionë euro”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...