Federata Sindikale e Punëtorëve Elektrokosova, ju kanë drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesën për përkrahje për rritjen e pagave të tyre.
“Ne si përfaqësues sindikal presim që Deputetët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të jetë në krahë të punëtorëve dhe të shtyjë përpara kërkesën e punëtorëve për ngritje page”, thuhet në reagimin e tyre të publikuar në rrjete sociale.
Ata thonë se prej vitit 2013 kur është privatizuar ndërmarrja për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS), punëtorët kanë pasur ngritje page vetëm një herë, në vitin 2018.
“Punëtorët tanë edhe në kohën më të vështirë të ballafaqimit me pandeminë, gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren duke i shërbyer qytetarëve të Kosovës. Gjatë muajve të fundit secili jemi dëshmitarë të ngritjes së çmimeve të shportës së secilës familje. Shto kësaj edhe ngritjen e vazhdueshme të çmimeve ndër vite, për punëtorët e KEDS/Kesco, ngritja e pagave është domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë”, thuhet në reagim.
Ata shtojnë se përmes shkresave zyrtare kanë njoftuar të gjithë deputetët e Kuvendit dhe gjithë kabinetin qeveritar në lidhje me kërkesën për ngritje page.
Po ashtu gjithë deputetëve dhe kabinetit qeveritar thonë se i kanë përcjellë shqetësimin për faktin që bordi i ZRRE nuk na ka takuar as për sqarim./arbresh.info/
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë