Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është tejet i lartë, madje më i shtrenjtë sesa në vende si Zvicra, që kanë të ardhura shumë më të mëdha për kokë banori.
Ai tregoi se krahasoi çmimin e faturës së energjisë në Kosovë me atë të një deputeti shqiptar në Zvicër, duke thënë se dallimi është absurd në raport me të ardhurat.
“Kontaktova me një deputet shqiptar të kantonit të Bernit. Tha se çmimi i faturës së energjisë më ka ardhë 110 franga, që i bie rreth 118 euro, për katër anëtarë të familjes. Ndërkohë, të ardhurat për kokë banori në Zvicër janë rreth 100 mijë dollarë. Domethënë, në një shtet ku të ardhurat janë shumë më të larta, fatura e rrymës është më e lirë se në Kosovë”, tha Misini në ATV.
Ai shtoi se deputetët në Kosovë nuk reagojnë për këtë problem, ndoshta për shkak se pagat e tyre të larta i bëjnë të pandjeshëm ndaj krizës energjetike dhe kostos së jetesës.
“Ose i kanë pagat e mira që përballojnë çmimet, sepse kur e ke një pagë të mirë, nuk të bën përshtypje rritja 15 për qind. Kostoja e jetesës është shumë e lartë dhe deputetët nuk e kanë interesin e popullatës. Në protestë për energjinë nuk pashë asnjë prej tyre”, u shpreh Misini.
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin