Prodhimi industrial gjerman ra për 17.9% gjatë prillit

13:56 | 8 Qershor 2020 | Agnesa Çitaku

Prodhimi industrial gjerman ka shënuar rënie rekorde gjatë muajit prill krahasuar me një muaj më parë.

Rënia është shënuar për 17.9% sepse pandemia Covid 19 detyroi prodhuesit më të mëdhenj evropian të ndalin punën, transmeton arbresh.info.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Byroja Qendrore e Statistikave, Destatis, rënia më e madhe, deri në 35.3 përqind, u përjetua nga prodhuesit e mallrave kapitale. Prodhimi në sektorin e energjisë ra me 7.2 përqind, dhe ndërtimi me 4.1 përqind, raporton Reuters./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara