Në kuadër të Masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Publike, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike: Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU Prishtina dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjet e nën-huazimit në vlerë totale prej rreth 5 milionë euro.
Këto mjete pritet t’u ndihmojnë Ndërmarrjeve Publike në rimëkëmbjen e tyre pas vështirësive financiare me të cilat janë përballur nga rënia e të hyrave, si rezultat i pandemisë COVID-19.
Marrëveshjet e nën-huazara nga MFPT tek Ndërmarrjet Publike kanë të njëjtat kushtet financiare me Marrëveshjen Financiare të Kredisë së Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, që nënkupton që kushtet e volitshme financiare u barten edhe Ndërmarrjeve Publike.
Ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin me BERZH-in për mundësimin e kësaj marrëveshje që përkrah Ndërmarrjet Publike. Tutje, Ministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të Ndërmarrjeve Publike, si ofrues të rëndësishëm të infrastrukturës vitale të vendit./arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...