Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se sot do të mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit të përkrahur nga BE-ja në vlerë prej 2.8 milion euro, për zhvillimin e mëtutjeshëm të politikës tregtare.
Ky projekt i cili ka zgjatur katër vite, e ka ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të zhvillojë kapacitetet e domosdoshme për të negociuar e pastaj për të implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në fushat e politikës tregtare, analizës tregtare, hapjes së tregut dhe statistikave tregtare.
Synimi është përkrahja e rritjes ekonomike që do të krijojë më shumë vende pune dhe të ardhura më të larta për qytetarët e Kosovës, do të zvogëlojë papunësinë dhe varfërinë, pasi që një politikë tregtare efikase e orientuar kah eksporti luan rol kyç në këtë drejtim.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ramadan Ilazi, Zëvendësministër për Integrim Evropian.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës