Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Gazeta Blic, është shprehur e bindur se nuk ka dallime mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket vendosjes së reciprocitetit.
Osmani është shprehur se në programin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së, është bërë e qartë që tarifa 100% do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë.
“Natyrisht që partnerët e koalicionit janë në kontakte për këtë gjë. Natyrisht ju e dini që të dyja partitë, kemi deklaruar se do ta heqim tarifën ndaj Serbisë. Ekziston një grup që udhëhiqet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që janë duke analizuar se si do të ndodhë kjo. Më mirë është që për këtë çështje të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që ne si Kuvend, nuk mund të marrim vendime”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se për kohën kur pritet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, mund të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që sipas saj, ky vendim është ekskluzivisht i ekzekutivit.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...