Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë.
I shoqëruar nga Zëvendësministri, Imri Demelezi, si dhe nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani takuan Drejtorin e këtij Instituti, Fehmi Gecin si dhe ekspertët e këtij institucioni, i cili është vartës i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Me këtë rast, Ministri Faton Peci u shpreh se IBK-ja është institucion mjaft i rëndësishëm për vendin dhe ka peshë të madhe në sektorin e bujqësisë për shkak të identifikimit të problemeve që mund të kenë bujqit tanë me të mbjellat e tyre.
Nga ana e tij, Drejtori i IBK-së, Fehmi Geci theksoi se në këtë institut kryhen analiza për shumë lëndë. Palët e interesit të këtij instituti janë fermerët, konsumatorët e produkteve bujqësore si dhe institucionet përgjegjëse që kujdesen për cilësinë e ushqimit.
Të pranishmit vizituan për së afërmi laboratorët e Institutit Bujqësor të Pejës dhe u njoftuan për procesin e punës së analizave për shumë lëndë që ka përsipër ky institut./arbresh.info/
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm