Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se është miratuar marrëveshje ndërkombëtare me Qeverinë Gjermane në vlerë prej 20.2 milionë euro.
Peci njoftoi se implementimi i kësaj marrëveshje fillon nga shtatori i këtij viti, shkruan Arbresh.info.
“Implementimi i saj fillon nga shtatori i këtij viti dhe është një mundësi ideale për zhvillim të balancuar të komunitetit e veçanërisht për iniciativat agro-zhvillimore me theks të veçantë, agroturizmin, ekoturizmim, e aktiviteteve bujqësore dhe jo-bujqësore në ferma.”, ka shkruar ministri.
“Vazhdojmë me krijimin e politikave zhvillimore anë e kënd Kosovës, pa dallim etnie, me qëllim të zhvillimit ekonomik të balancuar e të qëndrueshëm, duke filluar nga zonat rurale në veri të vendit.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup