Çdo vit fermerët kosovarë përballën me mungesë të tregut të patates në vend.
Ata kanë vështirësi edhe ta eksportojnë këtë produkt, e për këtë detyrohen që me mijëra tonë t’i hedhin në mbeturina, shkruan arbresh.info.
Por, në muajt e parë të 2020-es, sasia që është eksportuar nuk është e vogël.
Për periudhën janar-maj të këtij viti, shteti ynë ka eksportuar patate në vlerë afër 1.5 milionë euro. Saktësisht 1 milionë e 445 mijë euro janë eksportuar në këta pesë muaj.
Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se patatet e eksportuara janë të disa llojeve.
Ato janë patate të përgatitura, të gatuar jo të përgatitura, dhe patate për farë.
E shtet që kanë blerë patate nga Kosova janë ato të rajonit e deri të Mbretëria e Bashkua e Iraku. Në këtë të fundit janë dërguar patate në vlerë mbi 100 mijë euro.

Ndërsa mbi gjysmë milioni euro janë eksportuar patate në Shqipëri. Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet gjithashtu se vlera e eksportuar arrin në afër 700 mijë euro pse saktësisht 687 mijë euro./arbresh.info/
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës