Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot, shefin e BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe rajon pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës.
Ambasadori Szunyog shprehu falënderimin e Bashkimit Evropian për qëndrimin dhe veprimet e qarta të institucioneve të Republikës së Kosovës në kundërshtim të agresionit rus dhe hapave të ndërmarra që janë në harmoni me veprimet e Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info.
Presidentja kërkoi që Bashkimi Evropian t’i ofrojë mbështetje Kosovës në ballafaqim me pasojat ekonomike që rezultuan me rritje çmimesh, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Serbia mbetet njëri nga shtetet e pakta evropiane që nuk e kanë harmonizuar politikën e tyre të jashtme me Bashkimin Evropian, gjë që rrezikon stabilitetin e gjithë rajonit./arbresh.info/
GGK: Liqenet artificiale në Kosovë, kapacitet i pamjaftueshë...
Kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Barcelona, Dortmundi ...
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...
Pesë të arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Llabjan të ...
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën