Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ditën e ënjte do të mbahen dy seanca.
Osmani ka thënë se njëra seancë do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara dhe njëra do të jetë seancë e re, raporton Arbresh.info.
“Këtë të ënjte do të kemi sërish Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, gjithashtu Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit për dialogun, propozim rezolutën nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe votimi në parim për masat e përkohshme për ta luftuar efektin e pandemisë.
Këto janë pesë pikat që nuk është arritur shumica e nevojshme. Po ashtu do të kemi seancë të re e cila do të përfshijë votimin e dy marrëveshjeve të reja”, tha ajo.
Sa i përket votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, që ka dështuar pesë herë të votohet, Osmani tha se është përgjegjësi e koalicionit të bëjë votat e mjaftueshme.
“Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kur LDK, ka qenë në opozitë ka thënë se është përgjegjësi e PAN-it që të bëjë shumicën. Është obligim themelor i tyre”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Osmani po ashtu bëri të ditur se të premten mund të ketë edhe një seancë, ku kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë për dialogun me Serbinë.
Të enjten për herë të gjashtë “Rimëkëmbja ekonomike” në Kuvend
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...