Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Alexander Kasanof.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua forcimi i lidhjeve ekonomike dhe nxitja e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
“Në takim morën pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander “Sasha” Kasanof dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së Anu Prattipati”.
“Takimi ishte një mundësi për anëtarët e Odës Amerikane që të diskutojnë lidhur me sfidat rregullative, tregtare dhe të investimeve duke eksploruar në të njëjtën kohë rrugët për një bashkëpunim më të thellë”, thuhet në njoftim.
Më tej, Oda Amerikane tha se mbetet e përkushtuar për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve amerikane dhe palëve të interesuara ekonomike të Kosovës.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve