Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot do të inaugurojnë fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet.
Ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi. Po ashtu, në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biciklistëve.
Projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,589,674.34 eurosh, ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh. Punimet e llotit 2, sipas kontratës, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh pune./Arbresh.info.
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...