Në kohën kur ka nisur një valë e re e ngritjes së çmimeve në Kosovë, janë ngritur dyshime se një pjesë e bizneseve po e keqpërdorin situatën. Autoriteti i Konkurrencës është duke hetuar çmimin e bukës, orizit, ujit, kafesë e mbi 20 produkteve tjera.
Kjo po bëhet pas dyshimeve se ngritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e një marrëveshjeje mes bizneseve, gjë e cila është e ndaluar ligjërisht. Qytetarët janë shprehur të shqetësuar teksa kanë thënë se mezi po i përballojnë çmimet aktuale.
Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ngritur dyshime se një pjesë e bizneseve po e keqpërdorin situatën për t’i ngritur edhe çmimet e produkteve të tyre.
Dyshimet janë se një pjesë e furrave dhe biznese të tjera kanë bërë marrëveshje për t’i ngritur çmimet, gjë e cila është e ndaluar ligjërisht në Kosovë. Kjo ka shtyrë edhe Autoritetin e Konkurrencës që bashkë me aktorë tjerë të nisin monitorimin e tregut.
Albion Rexhepi nga Autoriteti i Konkurrencës ka treguar se janë duke u analizuar mbi 20 produkte, përfshirë këtu ujin, orizin, kafenë e produkte të tjera.
Në rast se dyshimet u konfirmohen, nga Autoriteti i Konkurrencës do të shqiptojnë gjoba deri në 10% të qarkullimit vjetor për këto biznese.
Po ashtu, bizneseve do t’u kërkohet që çmimet t’i kthejnë siç kanë qenë më parë. Për ngritjen e çmimeve, ankesa kanë pasur edhe qytetarët.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thonë se ngritja e çmimit mund të ndodhë si pasojë e importit. Megjithëse, nga e njëjta kanë bërë thirrje që të respektohet ligji.
Ende pa u ardhur faturat me tarifat e reja të energjisë./rtk
Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eli...
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...