Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar i indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin prill të vitit 2018, ku thuhet se një ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet pemë, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet, energji elektrike dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është i pandryshuar 0.0% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin mars 2018. Mirëpo, përkundër kësaj, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK.
“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e lehtë e çmimeve te nëngrupet: perime (-1.7%); dru zjarri për ngrohje (-5.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK. Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2018 me muajin prill 2017 ishte 0.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.4% në muajin prill 2018, krahasuar me muajin prill 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (0.5%); qumësht, djath dhe vezë (1.5%); kafe dhe çaj (3.4%); duhan (3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.0%); shërbimet për transport (6.5%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-3.2%); sheqer dhe ëmbë lsira (-9.0%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.5%)-(rënie e çmimit të drunjve për ngrohje); pajisje shtëpiake (-3.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK”, thuhet në komunikatë.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër