Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente.
Ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis gjatë javës së ardhshme, raporton arbresh.info.
“Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javës… Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj deri në fund të javës pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj janë e ardhshme. Dhe pastaj fillomë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të filloj për rimëkëmbje e do të përfundoj vitin e ardhshëm”, tha Krasniqi.
Ndryshe, të enjten presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin 2020, për të cilin ka shkruar se këtë dekretim të menjëhershëm e ka bërë që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. /Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...