Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në “Ferronikel”, Fehmi Nika, për arbresh.info ka konfirmuar ndërprerjen e punës nga punëtorët e Ferronikelit si shkak i rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Nika tha se janë duke zhvilluar një takim me menaxhmentin, madje ai tha se kanë bërë ankesë edhe tek Kryeministri si dhe në institucionet kompetente.
“Po është e vërtet jemi taku për me diskutua për këtë çështje. Shkaktarë është çmimi i lartë i rrymës. Ne i kemi bërë kërkesë edhe Kryeministrit dhe të gjitha instancave nuk kemi marr përgjigjeje”, tha Nika, për arbresh.info.
Kujtojmë që kjo ndërmarrje punëson 900 punëtorë, si dhe mbi 250 përmes kontraktorëve të ndryshëm si dhe prodhon mbi 6,000 ton xehe në muaj dhe kontribuon me mbi 50% të eksportit të gjithëmbarshëm të Kosovës./arbresh.info/
“Ferronikeli” ndërprenë prodhimin, shkaku i rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër