Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën e ndarjes së projektligjit buxhetor nëpër komuna.
Ndarjen e buxhetit nëpër komuna, Kransiqi e ka cilësuar si diskriminimin më të egër institucional ndaj qytetarëve në historinë e Kosovës, përcjell Arbresh.info
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i pari i PDK-së theksoi se një qasje e tillë e Qeverisë Kurti, është shantazh i ulët politik, ndaj edhe bën thirrje tek deputetët specifikisht të Vetëvendosjes, të mos votohet një projektbuxhet i tillë për investimet kapitale.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Derisa për katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Qeveria ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit për investime të reja kapitale për vitin 2024, për katër komuna që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës – Ferizajn, Skënderajn, Kaçanikun e Hanin e Elezit, nuk është ndarë asnjë cent.
Gjilani, Shtimja, Kamenica dhe Podujeva përbëjnë 11.6 % të popullsisë së Kosovës, ndërsa u është ndarë 59.5 % e buxhetit për investime të reja kapitale.
Ndërkaq, për të gjithë të tjerët, që janë 88.4 % e popullsisë, Qeveria ka ndarë vetëm 40.5 % të këtij buxheti.
Ky është diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve në historinë e Kosovës, që prej çlirimit të vendit tonë.
Kultura politike në Kosovë ka nevojë të shtensionohet e të rritet bashkëpunimi, jo të instalohet kjo kulturë e hakmarrjes dhe diskriminimit.
Kjo qasje e Qeverisë kundër qytetarëve të komunave të cilat nuk i drejton partia në pushtet është shantazh i ulët politik.
Unë ftoj edhe deputetët e Vetëvendosjes, krahas atyre të opozitës, që me votën e tyre të mos e vulosin këtë propozim diskriminues të Qeverisë.
Është e turpshme dhe e papranueshme të votohet për një buxhet të tillë./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...