Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se Kosova mund të krahasohet me Francën e Austrinë, me nivelin e mbështetjes që ka treguar gjatë qeverisja Kurti ndaj qytetarëve. Ai tha se në katër muajt e fundit kanë ndarë rreth 190 milionë euro si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve.
Murati ka përmendur një varg masash që Qeveria e Kosovës ka ndërmarë muajve të fundit për t’i mbështetur ekonomikisht qytetarët, duke thënë se pasojat e krizës globale po i vuan edhe Kosova.
“Në total, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve kemi ndarë rreth 190 milionë euro, vetëm në 4 muajt e fundit. Dhe do të vazhdojmë mbështetjen ndaj qytetarëve sepse kjo qeveri është në anën e qytetarëve. Madje, me nivelin e mbështetjes mund të krahasohemi edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht si Franca e Austria. Por nëse i pyet opozitën, ata do të thonë se qeveria nuk po bën asgjë. Madje, edhe fajin për rritjen globale të çmimeve tentojnë t’ia mveshin kësaj qeverie. Por, se si do të kishin qeverisur ata, mjafton të shikohen statistikat e inflacionit. Përkundër kritikave e përshtypjes së krijuar, viti 2021 mezi arrin të futet në vendin e pestë, nëse i krahasojmë vitet me nivelin më të lartë të inflacionit mesatar vjetor. Të dhënat janë marrë nga ASK”, ka shkruar Murati në facebook.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...