Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues Drejtorin e ri të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovë, Rinor Gjonbalaj. Po ashtu, Ministri përshëndeti Drejtoreshën e deritanishme znj. Sarah Olmstead, të cilën e uroi për përfundimin e suksesshëm të misionit të saj shumë-vjeçar në Kosovë.
Përgjatë takimit u diskutua lidhur me rrjedhën e projektit për bateri. Me këtë rast Ministri u njoftua që shumë shpejt do të fillojë dizajnimi detaj i projektit, i cili shënon edhe hapjen e rrugës drejt realizim të projektit.
Delegacioni i MCC-së falenderoi Ministrin Murati dhe Sekretarin Spahiu për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Programit Kompakt, me theks të veçantë angazhimin e personelit të Ministrisë në zbatimin e projektit.
Me këtë rast, Ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.
Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan. /arbresh.info/
Seb Ponari përfundon udhëtimin me vrap nga Anglia në Shqipër...
Diçka që nuk është parë më herët, Barcelona bën një ‘kërkesë...
Ushtria izraelite kryen sulme ndaj objektivave ushtarake në ...
Stili i jetesës mund të zvogëlojë plakjen e trurit
Shefi i shtabit të IDF-së: Izraeli do të vazhdojë të intensi...
Irani paralajmëron qytetarët izraelit: Largohuni nga bazat u...