Rreth 146 mijë tonë miell i importuar nga Serbia e Kosova me proteinë të ulët prej 9.5% është përdorur për prodhimin e bukës në vendin tonë.
Ndërkohë, standardi shqiptar për bukën duhet të jetë minimumi 11% proteinë.
Shifrat alarmante zbardhen nga Murat Kloboçishta, anëtar i Shoqatës së Përpunimit të Drithërave në Shqipëri. Sipas tij, në 2017-ën, është importuar plot 149 mijë ton miell i destinuar për industrinë e biskoterisë, në një kohë që nevojat për këtë të fundit janë rreth 3 mijë ton në vit.
“Po të shohim statistikat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga Serbia dhe Kosova janë importuar vjet 149 mijë ton miell. Nëse do të flasim për biskoterinë, ajo nuk ka nevojë për më shumë se 2-3 mijë ton miell, çka do të thotë se gjithë sasia tjetër ka shkuar për prodhim buke. Ai miell për prodhim buke që është me proteinë 9.5% nuk është i përshtatshëm. Duhet të përcaktohet dhe të ndiqet ku do të shkojë ky miell, shkon për prodhim biskoterie apo nuk shkon sepse e gjithë loja këtu bëhet”, thotë Kloboçishta.
Nëse një person konsumon bukë që përmban më pak proteina se 11%, do të shfaqen jo pak problematika në organizmin e tij. Prof.Enver Roshi, ish drejtor i ISHP-së dhe pedagog në Fakultetin e Shëndetit Publik thekson se konsumimi i bukës me proteina të ulëta shkakton rënien e imunitetit të njeriut. Si pasojë, trupi është më i predispozuar për tu prekur nga infeksionet e veçanërisht ato të rrugëve respiratore.
Mjeku tregon se personat që konsumojnë më pak proteina mund të shfaqin edhe probleme me anenimë.
“Pra, barrierat kryesore janë ulja e rezistencës edhe shfaqja e infeksioneve respiratore apo infeksioneve të tjera të lidhura me proteinat. Fillon dhe anemia shfaqet dukshëm. Mungesa e marrjes së proteinave është fenomen i vendeve të varfra ku bazë kanë vetëm bukën. Roli i proteinave në organizmin e njeriut është jetik. Pa proteina nuk ka jetë”, thekson mjeku.
Po cili është mendimi i vetë qytetarëve mbi cilësinë e bukës që konsumojnë?
Qytetar 1: “Ka shumë përzierje, nuk ka proteinat mielli që vjen dhe ka mashtrimin e pronarëve të furrave të bukës”
Qytetar 2: “Për bukën…s’ka më keq. Buka e zezë, ajo është me ngjyra”
Qytetare 3: “Asgjë s’është e sigurt këtu te ne, duke filluar që nga politika se kjo e ka grumbulluar gjithë këtë pasiguri”
Qytetare 4: “Kanceroze!”
Qytetare 5: “A i hedhin bojë a çfarë i hedhin nuk e di, pikë lezeti nuk ka, pikë shije nuk ka”/News24
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...