Për të shprehur pakënaqësinë me shtetin, gastronomët të hënën kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
E të tilla aksione do të organizohen shumë shpejt nëse nuk ka ndryshime në këtë sektor.
Kështu ka thënë për arbresh.info, përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Labinot Ademi.
Ai ka thënë se në këtë kohë pandemia ka munguar dora e shtetit.
“Ne nuk dolëm në aksion vetëm për vete por në shenjë pakënaqësie për një dorë të munguar nga shteti, ne i kemi mbajt të gjitha masat sipas rregullores, por shteti sa po i ofron mundësitë është ndryshe. Nuk është bashkëpunues siç jemi edhe ne. Ne po diskutojmë që nëse nuk mbahen të paktën 70% e kërkesave do të mbajnë edhe aksione të tilla të tjera, madje shumë shpejt”, ka thënë ai.

Ademi ka shtuar se kërkesat i kanë prezantuar në Qeverinë e Kosovës.
“Masat i marra i kisha arsyetuar vetëm nëse mbahen premtimet për ndihmë për bizneset sepse neve na është ofruar asnjë ndihmë nga shteti. Është një lloj keqkuptimi në masa sepse mbas orës 22:30 mund të shërbejmë por në atë kohë është e ndaluar dhe mund të hasim në komplikim në ligjin dhe bizneset. Saktësisht herën e fundit para protestës patëm një takim, kërkesat tona kanë qenë zgjatja e orarit minimumi deri në orën 22:00, ulja e tatimit, subvencionet e punëtorëve dhe për biznese gjysmën e qerase dhe aprovimin e nj kësti më të ulët për marrjen e kredisë”, ka shtuar Ademi.
Ai ka thënë se nëse vazhdohet në këtë formë shumica e bizneseve do të rrezikojnë mbijetesën.
“Kemi pas ankesa dhe mbijetesa me zor, dikush ende nuk i ka mbijetuar por edhe ne që po punojmë nuk e dimë si do të gjendemi sepse nuk dihet sa do të zgjasë pandemia. Shumica e gastronomeve janë dëshpëruar nga shoqata dhe shteti, me mos aprovimin e kërkesave tona. Nuk besoj se do të mund të mbijetojnë gjatë sepse shpenzimet janë marramendëse, plus për shkak të pandemisë edhe kushtet e trajtimit janë kosto, le më punëtorët dhe stafi, gjysmën e tavolinave nuk i kemi, brenda nuk i kemi shërbim por punëtori po paguhet njëjtë. Për shkak të qarkullimit të njerëzve dhe masave të Qeverisë nuk është asgjë njësoj”, ka thënë ai.
Ndryshe të hënën në mesditë kanë mbyllur lokalet dhe në mënyrë simbolike i kanë dorëzuar çelësat para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësinë lidhur me masat kufizuese të Qeverisë për këtë sektor./arbresh.info/
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...