Rreth 6 milionë euro dyshohet se janë humbur brenda një viti si pasojë e mosdeklarimit të saktë të ujit të prodhuar nga KRU Prizreni dhe KRU Peja.
Me këtë rast, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se mosraportimi i saktë i ujit të prodhuar ka qenë i qëllimshëm.
“Dje kemi marrë raportin në lidhje me ujin e prodhuar në Kosovë për vitin 2023. Në vitin 2021 ne kemi vërejtur anomali sa i përket raportimit të ujit të prodhuar në disa ujësjellës në Kosovë. Në bazë të raportit të Autoritetit Rregullativ të Ujit del që uji në ujësjellësin e Prizrenit është nënraportuar. Në vitin 2023 po prodhohet 73 për qind më shumë ujë se në vitin 2022 pas instalimit të ujëmatësve. Ndërsa, ish-menaxhmenti i KRU Hidrodrini në Pejë ka refuzuar kërkesat tona për të instaluar ujëmatës. Arsyet tona janë evidente. Këto nuk kanë ardhur për shkak të ndryshimit të kapaciteteve por matjes së saktë të ujit. Dëmi që ne gjykojmë që i është bërë publikut vetëm në këta dy ujësjellës e kap shifrën rreth 6 milionë euro për një vit”, tha ai.
Muja tutje tha se sasi e madhe e ujit të prodhuar nuk është tarifuar fare. Për këtë ai tha se prokuroria do të merret me rastin./rtk
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit