Pronarë të furrave në Kosovë e shfrytëzuan mirë vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 10 për qind në produktet që vijnë nga Serbia duke shtrenjtuar çmimin e bukës nga 30 centë sa ishte deri më tash në 40 centë sa është bërë tani.
Por kësaj ngritjeje nuk pritet t’i gëzohen edhe gjatë, pasi Inspektorati i Tregut, që vepron në kuadër të MTI-së, ka filluar me monitorimin e çmimeve në treg dhe shpreson në rikthimin e mëparshëm të çmimit të bukës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Vendosja e taksës prej 10 për qind në produktet që vijnë nga shteti serb dhe nga Bosnja ka shërbyer për pronarët e furrave të Kosovës të përfitojnë në biznesin e tyre duke ngritur çmimin e bukës.
Kjo ngritje nuk pritet të jetësohet edhe gjatë pasi kreu i MTI-së, Endrit Shala, po paralajmëron eliminimin e kësaj marrëveshjeje që ai preferon ta quajë “të fshehtë”.
Në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri”, ministri Shala ka mohuar pretendimet se ngritja e çmimit të bukës është bërë si pasojë e vendosjes së taksës.
Sipas tij, nëse ngritja e çmimit do të bëhej në proporcion me vendosjen e taksës, atëherë çmimi i bukës do të duhej të rritej vetëm për 10 për qind nga 30 centë në 33 centë e jo në 40 centë siç është rritur aktualisht.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...