Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut, që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat anti-Covid, të luftohet ekonomia informale dhe të mbrohet konsumatori.
Në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”.

Inspektorati pas informatave që ka marrë ka dalë të terren ku ka hasur me një produkt me emërtimin “Peçko Pivo”. Subjektit afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht, prejardhjen e produktit në fjalë.
Në pajtim me ligjet në fuqi, Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg.
Ministri Krasniqi në vazhdimësi ka treguar vendosmërinë e tij në përkrahje të bizneseve, prodhimeve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit./arbresh.info/
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...