Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Mitrovicës jugore, në kuadër të monitorimit të situatës së ka vazhduar me inspektimin e të gjitha lokaleve të gastronomisë, për të mbajtur nën kontroll zbatimin e plotë të rekomandimeve nga IKShPK-ja.
Sipas zyrës për informim të kësaj komune, Inspektorët komunal gjatë aksionit të sotëm kanë mbikëqyrë zbatimin e masave mbrojtëse, si dhe respektimin e distancës fizike në lokalet e gastronomisë të cilat veprojnë në Mitrovicë.

‘Gjatë inspektimit, nga menaxherët e lokaleve është kërkuar respektimi i të gjitha masave mbrojtëse (maska) dhe distanca e duhur brenda lokaleve, si masë preventive për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, me ç’ rast në ato lokale ku nuk është respektuar masa janë vendosur shirita për krijimin e distancës mes tavolinave’ thuhet në komunikatë.

Qëllimi i këtyre aksioneve është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit. Andaj Drejtoria e Inspekcionit bënë të ditur se do të vazhdojë me aksione të tilla, me shpresën që kjo pandemi të kaloj sa më parë.
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...