Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë sot kanë pritur në takim Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, Specialistin e Sektorit të Energjisë, Rhedon Begolli dhe Specialisten e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Trandelina Baraku.
Në takim përfaqësuesit e ME-së dhe ata të BB-së kanë diskutuar në detaje projektet e Bankës Botërore në Kosovë të cilat bien nën përgjegjësinë e ME-së.
Të dyja palët kanë shprehur interesim dhe vullnet për të thelluar bashkëpunimin afatgjatë mes të dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi u diskutua për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, zhvillimin e sektorit privat si dhe fokusin në nivel mikroekonomik. Përderisa të dyja palët pajtohen që rruga e drejtë për zhvillim mbetet ajo e energjisë së gjelbërt, përballueshmëria dhe qëndrueshmëria e projekteve mbesin si elementet kryesore të zhvillimit dhe do të eksplorohen më tutje përmes analizave, rekomandimeve të politikave dhe studimeve të përbashkëta./arbresh.info/
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...