Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi, në një konferencë për media bashkë më avokatët shtetëror të Kosovës ka njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata e ku i janë shpëtuar shtetit miliona euro.
Selimi ka treguar se aktualisht Kosova nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro dhe se kanë angazhuar edhe kompania të huaja për mbrojtje.
“Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro. Shumë prej këtyre rasteve i kemi fituar, disa janë në proces. Kemi angazhuar edhe kompania të huaja për të na mbrojtur”.
Në këtë konferencë është bërë e ditur që javën e ardhshme Kosova do të ketë përballje në gjykatë edhe për një kontest tjetër e ku pritet që të shpëtohen 10 milionë euro./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën