Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot Komunën e Dragashit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini, me të cilin kanë diskutuar për format e bashkëpunimit ndër-institucional në mënyrë që t’i bashkërendojnë politikat bujqësore me qëllim të zhvillimit të sektorit.
Me këtë rast, Ministri Peci e ka njoftuar Kryetarin Xheladini për investimet që planifikojnë t’i realizojnë në sektorin e bujqësisë përmes programeve mbështetëse, si dhe kërkoi nga ai që përmes Drejtorive për Bujqësi t’i bashkërendojnë aktivitetet për kontrollën në teren që do pasojë pas aplikimit për Program të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022.
“Dragashi ka një potencial për zhvillim të mëtutjeshëm ndërsa përmes Programeve tona mbështetëse të granteve dhe subvencioneve ne do vazhdojmë që ta prioritizojmë bujkun kosovar në mënyrë që ai të ketë mundësi të rritet dhe të zgjerojë veprimtarinë e vet. Po ashtu, lartësia mbidetare i mundëson fermerëve të Dragashit që të kultivojnë prodhime cilësore e njëherit edhe të kërkueshme në treg”, ka theksuar Ministri Peci.
Njëkohësisht, Ministri e falënderoi kryetarin Xheladini për mikpritjen dhe e siguroi se politikat bujqësore do të jenë gjithëpërfshirëse dhe do ta kenë gjithmonë prioritet bujkun meritor./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...