Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar marrëveshjet e mbështetjes financiare me përfaqësuesit e organizatave përfituese nga Masa 3.4 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht Mbështetja e Kuzhinave Popullore.
Në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, MFPT me anë të këtij bashkëpunimi ofron mbështetje financiare për organizatat jo-qeveritare/entitetet të cilat ofrojnë shërbime sociale për kategoritë e cenueshme të shoqërisë, përmes kuzhinave popullore, shkruan arbresh.info.
Aktivitet të cilat financohen nga masa 3.4 qëllim kryesor kanë përkrahjen e vazhdimësisë së punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar negativisht nga gjendja pandemike. Gjithashtu, vlen të theksohet se mjetet financiare do të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore, gjë që ndihmon prodhuesit vendorë.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët./arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...