Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Qeverinë e kaluar se kanë lënë 110 milionë euro borxhe.
“Çka kemi bërë ne e kemi dyfishuar rritjen e mbështetjes me asistencë sociale. Për ekonomi mund ta bëjmë një debat si funksionon shteti. 110 milionë euro borxhe i keni lënë në TRUST. U përmend paga minimale do ta diskutoja me njerëz të fushës. Ka shumë investime që janë në agjendë me BE. Projekti i gazit ka qenë i paraparë pas 10 vjetëve të vijë. Subvencionimi i energjisë është bërë duke marrë parasysh që edhe bizneset përbëjnë kosto. Kemi dashur t’i mbulojmë edhe amvisëritë edhe tregtarët. Sulmin e vetëm e kanë pasur ndaj qeverisë”, deklaroi Murati, gjatë një debati me deputetët Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet në seancë plenare, dhe aktualisht po shtrohen pyetje nda deputetët për ekzekutivin./arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku