Pesëmbëdhjetë marsi njihet si “Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit”, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Për këtë sot do të mbahet tryezë ku do të diskutohet për “Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit”
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Bajram Hasani, tha se MTI-ja ka program për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Pas marrjes së mandatit kemi marrë masa të ndryshojmë Ligjin dhe të harmonizojmë me ligjet e BE-së. Unë do të dëshiroja që Ligji të miratohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se qytetarët e Kosovës mund të lajmërojnë në linjat telefonike në çdo kohë ku mund të shkelen të drejtat të tyre.
“Inspektorati ka shqiptuar edhe gjoba për ata që kanë shkelur të drejtat e konsumatorëve dhe do të vazhdojmë me punë”, deklaroi Hasani.
Kurse për skandalin e mishit, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Bajram Hasani, theksoi se janë të gatshëm të veprojnë.
Ndryshe Më 15 mars 1962, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi Ligjin për të drejtat e konsumatorëve.
Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit, derisa Ligji për mbrojtjen e konsumatorët në Kosovë është miratuar në qershorin e vitit 2004, në Kuvendin e Kosovës.
Ky ligj përfshinte të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.
Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm./RTK/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...