Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka deklaruar se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të konceptit, ideve dhe veprimeve të përgjegjësisë sociale të korporatave.
Ministri Beqaj këtë e tha në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Kosovo CSR Network, për Strategjinë e parë të CSR-së.
Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e trajtimit të aspektit social nga bizneset kosovare, për të garantuar punësim, respektim të të drejtave të punëtorëve, barabarësi, mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe mbrojtje të ambientit.
Ministri Beqaj në fjalën e tij në këtë tryezë ka garantuar mbështetje nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për bizneset kosovare në rritjen e kapaciteteve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, në respektim të normave shoqërore, si dhe duke ndikuar në rritjen e punësimit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve përmes fuqizimit të sektorit privat.
Ministri Beqaj me këtë rast ka përshëndetur dhe vlerësuar nismën për hartimin dhe implementimin e Strategjisë së parë të CRS-së.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...