Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po merr pjesë në Konferencën Rajonale “Sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, organizuar nga Oda Ekonomike e Malit të Zi dhe Qeveria e Malit të Zi dhe po mbahet në Budvë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë kryeministrat dhe ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku po diskutohet për ndërtimin e lidhjes së qëndrueshme mes shkencës dhe ekonomisë në funksion të progresit dhe zhvillimit.
Theks i veçantë do të vihet në përkrahjen e hulumtimit dhe zhvillimit të inovacioneve, si dhe rritjes së zhvillimit ekonomik.
Ministri Beqaj, është pjesë e Panelit të Konferencës ku do të diskutojë bashkë më ministrat e rajonit temën “Shkenca si drejtuese e zhvillimit ekonomik”.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...