Me të hyrë në fuqi masat për mbylljen e pjesshme kafenetë në qytetin e Prishtinës kanë filluar me respektimin e këtyre masave.
Disa nga to po mbajnë të hapura shërbimet “Merr me vete”, e disa nga këto kanë vendosur të mos punojnë fare, shkruan arbresh.info.
Arbresh.info ka parë për së afërmi sot disa nga rrugët ku kafenetë janë më të frekuentuara e që ka hasur në një respektim të plotë masave të Qeverisë së Kosovës të cilat do vlejnë nga data 7 prill deri me 18 prill.
E bizneset u shprehen se nuk janë të kënaqura me masat e reja të vendosur, por që do i përmbahen këtij afati 12 ditorë vetëm nëse Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave tu plotësoj kushtet të cilat ata i kanë vendosur.
Një gjë të tillë e pati konfirmuar edhe vetë Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve se do “Presin dhe të shohin se si po shkojnë gjërat këto 12 ditë”.
Të njëjtën gjë e thanë edhe disa nga qytetarët mbyllja e tillë do të ndihmoj vetëm në shëndet, por jo edhe në ekonominë e vendit.
Arbresh.info, ju sjell pamje direkt nga kafenetë në Prishtinë si dhe bisedat me disa nga qytetarët./arbresh.info/

ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...