Ministria e Ekonomisë ka shqyrtuar tarifat e energjisë për 2025 dhe ka propozuar që rritja e tarifave të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh, në komentet dhe sugjerimet drejtuar ZRrE-së.
Përmes një komunikate, Ministria e Ekonomisë njofton se ka shqyrtuar raportet e Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike dhe ka paraqitur komentet dhe sugjerimet e saj për reduktimin e nivelit të rritjes së tarifave.
Ministria thekson se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të shtohet numri i grupeve të konsumit për konsumin mbi 800 kWh. Po ashtu, në raport thuhet se janë ndërmarrë hapa të shumtë për të kufizuar ndikimin në tarifat e konsumatorëve, duke përfshirë faktin që çmimi i energjisë elektrike nga KEK-u nuk është rritur këtë vit, dhe sasia e importit ka pësuar një ulje mesatare prej 3.3% në tre vitet e fundit.
Ministria e Ekonomisë po ashtu thekson se përkundër stabilizimit të kërkesës dhe konsumi i amvisërive, sfidat e sistemit elektroenergjetik mbeten të pranishme. Çmimi i importit të energjisë është rritur ndjeshëm, dhe investimet në rehabilitimin e termocentralit “Kosova B” janë të domosdoshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.
Në këtë drejtim, Ministria ka njoftuar se janë realizuar investime të rëndësishme në efiçiencën e energjisë me mbështetje të Bashkimit Evropian, dhe në vitet e ardhshme do të rriten investimet në kapacitete gjeneruese, energjinë e rinovueshme dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot